Tjetër tragjedi, zjarri në spitalin Covid u merr jetën 11 pacientëve

Një tjetër tragjedi është shënuar për shkak të pandemisë. Të paktën 11 pacientë humbën jetën në një spital indian në qytetin Ahmadnagar, si pasojë e një zjarri që përfshiu repartin e terapisë intensive, ku trajtoheshin personat e infektuar me koronavirus.

Flakët shpërthyen me shpejtësi dhe përfshinë të gjithë spitalin, në një incident që është përsëritur disa herë dhe në struktura të tjera spitalore në shtetin Maharashtra, si pasojë e problemeve me pajisjet elektronike dhe oksigjenit të përdorur nga pacientët.

SHKARKO APP