Tmerr gjatë homazheve, një person qëllon me armë zjarri drejt njerëzve

Një person ka qëlluar me armë zjarri gjatë homazheve që po mbaheshin për viktimat e së shtunës në Texas.

Menjëherë policia që shoqëronte njerëzit reagoi. Nuk raportohen për njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Të shtunën në mbrëmje një person qëlloi drejt disa të rinjve gjatë një feste. Nga të shtënat mbetën të vdekur dy studentë dhe u plagosën 14 të tjerë.

Policia ende nuk ka identifikuar autorin ngjarjes. Ata dyshojnë se mund të jetë i njëjti person që qëlloi gjatë ceremonisë mortore ditën e djeshme.

Dy prej të plagosurve të së shtunës janë në gjendje të rëndë ndërsa pjesa tjetër janë jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP