Tmerr në ajër, avioni pëson defekt në 10 000 metra lartësi (VIDEO)

Një avion i kompanise “Volotea” që bën linjën Bari-Katania ka bërë ulje të detyruar sot në Palermo bëjnë me dije mediat italiane pasi pësoi një defekt elektrik.

Avioni ishte në 10 000 metra lartësi kur u konstatua defekti elektrik duke detyruar pilotët që të bëjnë ulje emergjence në Palermo në vend që të vijonin rrugën për në Katania, siç ishte programuar, raporton Albeu.com.

Kompania në fjalë ka fluturuar edhe në Shqipëri duke bërë kryesisht linjën Tiranë me të njëjtën markë avionësh, pikërisht “Boeing 717” që pësoi defektin sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak ditë më parë, një avion i kompanisë Blue Panorama bëri ulje të detyruar në Rinas pasi kabina u mbush me tym, por në vend që të merrnin masa ndaj kompanisë, Autoriteti i Aviacionit Civil e mbrojti duke dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, e cila rrezikoi të kthehej në një tragjedi ajrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?