Tmerri i Italisë së Veriut, arrestohet grabitësi serial shqiptar
Policia e Anconas në Itali arrestoi në një shtëpi në Montemarciano, shtetasin shqiptar, me iniciale L.E, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos me katër vjet e nëntë muaj burgim, si pjesëmarrës në një bande kriminale, mbi të cilën rëndojnë një seri vjedhjesh.
Bëhet fjalë për 12 grabitje të kryera gjatë vitit 2018 në provincën e Pavia dhe në veçanti në lokalitetet e Garlasco, Tortona dhe Lomellina, shkruajnë mediat italiane.
Hetimet zbuluan se personi i arrestuar i përkiste një organizate kriminale të përbërë nga rreth dhjetë persona, në të cilën, secili, mbante role të përcaktuara mirë.
Grupi kriminal ishte kryer për vjedhje biznesesh, ambiente të kujdesit për të moshuarit dhe shtëpive private.
Banda, përveç parave, kishte si objektiv edhe ushqime që mbaheshin në depot dhe qilarët e shtëpive të pensionit.
Shqiptari kishte “fituar fame” për shkak të dhunës që ushtronte gjatë aktivitetit kriminal.
Pas çdo vjedhjeje ai i digjte makinat që përdorte në mënyrë që të fshinte çdo gjurmë gishti.