Tmerri i nënës, sheh të birin 3 vjeç në duart e ISIS

Fëmija i rrëmbehet nga bashkëshorti dhe nëna e sheh të voglin online në një dokumentar pro ISIS në Siri.

Hera e fundit që Lidia Herrera pa të birin ishte nëntori i vitit të kaluar, duke e lënë në duart e të atit në Itali, me qëllim që të vizitonte Kubën. Por, në vend që të kujdesej për fëmijën sot 3 vjec, i shoqi Ismar Mesinovic e merr me vete në Siri, duke iu bashkuar xhihadistëve.
Një vit, duke e konsideruar të humbur burrin dhe djalin, Herrera sheh të birin 3 vjec, me kallash në qafë në një propagandë online për t’iu bashkuar xhihadit.
Me një shall në kokë ku shkruhet arabisht, me armën AK-47 rreth qafës së vogël, Herrera thotë se i vogli është djali i saj i quajtur, Ismail.

3-vjecari mbahet përdore nga një burrë, të cilit nuk i duket fytyra. Lidia thotë se burri nuk besohet të jetë bashkëshorti i saj, pasi në muajin shtator mori lajm se ai ishte vrarë në betejë.

Për mediat italiane, Herrera shprehet se, “Ky është djali im, Ismail. Lutem cdo ditë që ai të jetë gjallë dhe dikush të ma sjellë këtu shëndoshë e mirë. Mendoj cdo ditë për të, vetëm për të”.
Lidia thotë se, nuk ishte hera e parë që linte fëmijën me bashkëshortin.
“E bëja shpesh, edhe kur vizitoja familjen tonë në Bosnje, dhe kur udhëtoja në Gjermani. Ndaj kur e lashë nën kujdesin e tij Ismailin, nuk e mendova se do të dërgohej në Siri, nga vetë ai. Nuk kisha dyshimin më të vogël se ai mund të ishte terrorist. Kur mësova se u larguan në Siri, dicka brenda meje humbi. I vogli im, atje larg në Siri. Jam një nënë e gore, nuk mund të imagjinoni dot cfarë ndjej në këto momente”, shprehet Lidia Herrera.
Mediat italiane shkruajnë se policia dhe shërbimet sekrete janë duke hetuar mbi zhdukjen e 3-vjecarit. Ata dyshojnë se një grup islamistësh ekstremistë operojnë në veri të rajonit të Venetos.

SHKARKO APP