Torta e ditëlindjes e fton të thithë kokainë, shqiptari në telashe

Një tortë e dekoruar në mënyrë të veçantë në frigoriferin e një pastiçerie i ka rënë menjëherë në sy hetuesve të skuadrës së lëvizshme të Teramos. Dekorimi i tortës nxiste përdorimin e kokainës, ndërsa nuk mungonte një urim në gjuhën shqipe për shqiptarin që kishte ditëlindjen.

“Edhe 100 Biphe”, shkruhej në tortën e dekoruar me 500 euroshe, një kartë banke si ato që përdoren nga përdoruesit dhe pak kokainë, sigurisht të tëra pjesë e ëmbëlsirës së ditëlindjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia zbuloi se torta ishte porositur për një shqiptar që ndodhej në arrest shtëpie, tek i cili arritën menjëherë agjentët duke e surprizuar në festën e ditëlindjes pasi në kundërshtim me dispozitat që kishin të bënin me arrestin shtëpiak, ishte në praninë e njerëzve jashtë familjes, fakt për të cilin janë vënë në dijeni institucionet përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?