Trafik klandestinësh, arrestohen tunizianë, sirianë dhe kosovarë

Policia gjermane e Rosenheim në 5 prill ka kontrolluar shumë persona në autostradën A93, ku ka arritur të kapë shumë persona nga Siria, Tunizia dhe Kosova. Ata dyshohen se kanë ndihmuar bashkëkombasit e tyre për emigrim ilegal, shkruajnë mediat gjermane. Arrestimet kanë ndodhur gjatë kontrolleve të ndryshme dhe të dyshuarit u janë dërguar organeve të drejtësisë në Bad Reichenhall.

Mes të kontrolluarve është edhe një automjet me targa italiane. Shoferi ishte kosovar dhe kishte dokumenta të rregullta italiane. Bashkëudhëtari i tij, 30 vjeç, nuk kishte dokumenta dhe leje qëndrimi në Gjermani, shkruan albinfo.ch. Bashkë udhëtarit i është ndaluar hyrja në Gjermani dhe i është dorëzuar policisë austriake. 29 vjeçari dyshohet se ka dashur të trafikojë bashkëkombasin e tij dhe ndaj tij është ngritur ecuri penale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?