Trafikonin drogë në Greqi, arrestohen 4 persona, mes tyre 2 shqiptarë

Katër të huaj nga të cilët dy shqiptarë dhe dy algjerianë u arrestuan gjatë një operacioni special nga Policia greke në Sheshin Exarchia kundër trafikut të drogës.

Operacioni u realizu nga Divizioni i Prokurorisë së Drogës në Attica me ndihmën e OPEC, Ekipet e “Aksionit” dhe agjensitë e huaja policore.

Sipas policisë, nga të arrestuarit dy prej tyre akuzohen për trafikimin e drogës dhe tjetri për mbajtje droge. Në total, ata gjetën dhe sekuestruan 75 pako me kërp të papërpunuar, me peshë 140 gram. U kapën edhe shuma prej 90 eurosh dhe 3 celularë.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorin e Përgjithshëm të Athinës.

SHKARKO APP