Tragjedi në Alpet e Italisë, dy persona humbin jetën
Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar nga orteqet në Alpet e Italisë këtë të premte.
Sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine, një ortek goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemonte, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.
Një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Ndërsa një tjetër ortek goditi shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla, teksa viktimë mbeti një skiator 50-vjeçar.
Edhe pse autoritetet tentuan që t’i jepnin ndihmën e parë, skiatori nuk ia doli.
KOHA JONË SONDAZH

