Tragjedi në Gjermani/ Dy vëllezërit shqiptarë humbin jeten pasi përplasen nga treni

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme të Gjermani. Mediat gjermane kanë njoftuar për vdekjen e dy vëllezërve njëri 17 dhe tjetri 13-vjeçar.

Të dy kanë vdekur pasi janë goditur nga treni, njoftojnë mediat gjermane.

Sipas njoftimit të mediave gjermane, njëri nga vëllezërit është 13 vjeçar ndërsa tjetri 17 vjeçar, derisa, se të dy vinë nga Komuna e Deçanit kanë konfirmuar familjarët.

Sipas informacioneve të para, të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave.

Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja tragjike

SHKARKO APP