Tragjedi në Marok, humbin jetën 35 vetë, pjesa më e madhe atletë

Tragjedi në Marok, ku më së shumti viktima ishin sportistë të rinj të sporteve të ndryshme të këtij vendi, që ishin nisur në një aktivitet. Nga përplasja e një autobusi me një kamion çisternë nafte në Marok, raportohet se humbën jetën 35 persona, pjesa më e madhe atletë. Ata ishin nisur nga kryeqyteti Rabat drejt një qyteze në Saharanë Perëndimore. Përplasja shkaktoi një shpërthim të fuqishëm të sasisë së karburantit që kamioni transportonte dhe nga shpërthimi i fuqishëm ishte thuajse e pamundur mbijetesa e atletëve, duke shkaktuar një tragjedi të madhe për Marokun. 

SHKARKO APP