Tragjedi në Mesdhe, mbyten 6 refugjatë, 304 shpëtohen

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujrat e detit mesdhe, teksa gjashtë persona kanë humbur jetën ndërkohë që afro 304 emigrantë të tjerë janë shpëtuar nga forcat bregdetare italiane vetëm pak kohë pas nisjes së tyre nga brigjet e Libisë. Azil-kërkuesit u dërguan menjëherë në Siçili, teksa njoftohet se vetëm pesë prej gjashtë trupave të viktimave janë mundur të gjehen. Në rradhët e personave që humbën jetën përfshiehn tre fëmijë dhe tre të rritur, ku më e vogla prej tyre është një foshnje tetë muajshe.

Në komunikatën e tyre zyrtare, autoritetet italiane raportuan se emigrantët po përdornin një barkë prej druri dhe kishin si synim mbërritjen në brigjet italiane, nga ku mund të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt shteteve të tjera europiane.

Ata shtuan se shkaqet e këtij aksidenti mund të kenë qënë vjetërsia e mjetit lundrues si dhe tejmbushja e tij përtej kapaciteteve normale. Aktualisht, në Europë është frenuar disi fluksi i Azil-kërkuesve që vijnë nga Lindja e Mesme, ndikuar nga mbyllja e kufijve si dhe nga marrëveshja e firmosur mes Turqisë dhe Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, shifrat e refugjatëve që nisen nga disa vende të Afrikës Veriore, kryesisht nga Libia, kanë ardhur duke u rritur. Agjensia e Refugjatëve pranë organizatës së kombeve të Bashkuara ka njoftuar se gjatë vitit 2016, në brigjet e Italisë kanë mbërritur në total afro 100.000 emigrantë. Fatkeqësisht, gjatë këtyre përpjekjeve për të mbërritur në Europë kanë humbur jetën afro 3.000 azil-kërkues.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?