Tragjedi në SHBA, shtatë anëtarë të një familjeje qëllohen për vdekje në Karolinën e Veriut

Shtatë anëtarë të së njëjtës familje janë qëlluar për vdekje fundjavën në Karolinën e Veriut, tha të hënën Zyra e Sherifit të Qarkut Chatham.

I dyshuari është mes të vdekurve, ka thënë zëdhënësi i zyrës së sherifit, Lt. Sara Pack. Autoritetet thanë se incidenti i dyshuar është vrasje e dyshuar dhe vetëvrasje, mirëpo autoritetet ende janë duke hetuar për ngjarjen.

Ngjarja ka ndodhur në Moncure, rreth 30 milje në jug-perëndim të Raleigh. Shtatë të vdekurit janë qëlluar në shtëpi të ndryshme, por në të njëjtën pronë.

Të vdekurit dyshohet se janë shtetasit Jeanie Ray, 67, Helen Mason, 93, Ellis Mansfield, 73, Lisa Mansfield, 54, John Paul Sanderford, 41 vjeç, Nicole Sanderford, 39, dhe Larry Ray, 66 vjece.

SHKARKO APP