Tragjedi, rrëshqitja e dheut u merr jetën 42 personave

Rrëshqitja masive e dheut u ka marrë jetën të paktën 42 personave në Kamerun.

Gjatë mbrëmjes të së hënës, shtëpitë e fshatit Bamoungoum u shkatërruan të gjitha duke izoluar banorët nën rrënoja.

Shkak i kësaj rrëshqitje janë shirat e shumtë që kanë përfshirë vendin ditëve të fundit.

Deri tani Forcat e Emergjencave Civile kanë arritur të shpëtojnë 8 persona nga rrënojat të cilët janë jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që vazhdon kërkimi për personat e tjerë.

Ndër personat që humbën jetën raportohet se ishin 26 fëmijë. Presidenti i vendit, Paul Biya dërgoi ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe ka ngritur një fond për t’u ardhur në ndihmë banorëve.

Terreni i krijuar e ka vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit, ndaj nuk mund të arrijnë një raport final për personat e mbijetuar dhe numrin e saktë të viktimave.

SHKARKO APP