Tragjedi: Shoferja e dehur shkatërron një familje, mbijeton vetëm djali 3-vjeçar

Një ngjarje thellësisht tronditëse ka ndodhur në Teksas, SHBA, ku një familje e re u shua pothuajse plotësisht pas një aksidenti fatal të shkaktuar nga një shofere në gjendje të dehur. Familja po kthehej nga një festë Krishtlindjesh kur automjeti i tyre u godit ballë për ballë nga një makinë që kishte kaluar në korsinë e gabuar.

Viktimat e kësaj tragjedie janë 26-vjeçari Diego Pena Jr., bashkëshortja e tij 27-vjeçare Lizbeth Rodriguez Contreras dhe vajza e tyre 5-vjeçare, Camila Pena. I vetmi që i mbijetoi aksidentit ishte djali i tyre 3-vjeçar, Diego, i cili u shpëtua nga rrënojat dhe po lufton për jetën në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit në një autostradë të Qarkut Fort Bend. Sipas autoriteteve, shkaktare e aksidentit është 27-vjeçarja Majesty Faith Lee, e cila drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe humbi kontrollin, duke kaluar në korsinë e kundërt. Pas përplasjes fatale, ajo u arrestua dhe aktualisht mbahet në burg me një garanci që arrin shifrën e 1,050,000 dollarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bëri me dije se nëna dhe vajza e vogël ndërruan jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa Diego Pena Jr. u transportua me urgjencë në spital, ku për shkak të plagëve të rënda nuk mundi t’i mbijetojë operacionit. Djali 3-vjeçar ka mbetur jetim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjikale për të shpëtuar jetën dhe për të rikuperuar nga plagët e rënda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sherifi Eric Fagan, në një deklaratë për mediat, e cilësoi këtë ngjarje si një “kujtesë të dhimbshme se sa shkatërruese mund të jenë pasojat e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit”. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm, pasi një vendim i gabuar në timon mund të shkatërrojë përgjithmonë jetën e njerëzve të pafajshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?