Tragjeditë që kanë ndodhur të premteve, pra çdo datë 13
E premtja 13 është një datë e rrethuar nga supersticionet në shumë kultura të botës. Shumë persona, kur data 13 rastis në ditë të premte, tregohen shumë të kujdesshëm e madje frikësohen. A ka arsye për t’u trembur nga e premtja 13? Lidhja e kësaj dite me fatin e keq e ka zanafillën kur Filipi IV, Mbreti i Francës, urdhëroi shkrirjen e Urdhrit të Templarëve, në 13 tetor 1307. Shumë prej tyre u torturuan dhe u dogjën në turrën e druve. Që nga ajo kohë, gjithçka tragjike që ndodh në një të premte 13 shihet me lupë.
Tragjedia e Andeve-Një avion i Forcës Ajrore të Uruguajit përplaset në 13 tetor 1972 në Ande, në Mendoza të Argjentinës. Në avion udhëtonin 40 pasagjerë. Në vendin e përplasjes nuk kishte as bimë dhe as kafshë, kështu që ata nuk kishin me çfarë të ushqeheshin. Për këtë arsye, të mbijetuarit vendosën që të hanin trupat e pajetë të personave që kishin vdekur në aksident. Vdiqën 29 persona dhe mbijetuan 16.
Zjarret e të Premtes së Zezë-Në 13 dhjetor 1939, në Viktoria të Australisë ra një nga zjarret më të mëdhenj në histori. U dogjën rreth 2 milionë hektarë pyje dhe 71 persona vdiqën. Gjithashtu, mijëra familje mbetën të pastrehë nga ky zjarr.
Mbytja e Costa Concordia-Përveç Titanikut, mbytja e Costa Concordia është një nga tragjeditë më të mëdha sa i përket mjeteve ujore. Kroçera luksoze u përplas me shkëmbinjtë në ishullin Giglio të Italisë dhe për pasojë vdiqën 32 persona. Ngjarja ndodhi në 13 janar 2012 dhe aksidenti ishte si pasojë e një gabimi njerëzor.
Atentatet në Paris-Mbrëmjen e 13 nëntorit 2015, Parisi përjetoi natën e tij më tragjike pas disa sulmeve terroriste nga ISIS, që shkaktuan 137 viktima dhe mbi 400 të plagosur.
Cikloni Bohla-Në 13 tetor 1970, cikloni Bohla goditi bregun jugor të Azisë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 500 000 personave. Ky ciklon njihet si një nga fenomenet meteorologjikë më vdekjeprurës në histori. Nga përmbytjet, qindra mijëra persona në Bangladesh mbetën të pastrehë.