Tragjike/ Emigranti vdes duke u falur në xhami
Një burrë ka humbur jetën duke u falur në një xhami në Arabinë Saudite. Pamjet e filmuara ku tregohet momenti tragjik kanë ndodhur në xhaminë e Al Deilemit, një fshat i vogël në Bisha.
Banori Mohammad Shaalan Al Aklabi ka folur për mediat e huaja për të konfirmuar lajmin tragjik. Ai njoftoi se i ndjeri ishte një emigrant pakistanez i quajtur Abed.
Ai kishte 23 vite që jetonte në Arabinë Saudite dhe punonte si elektriçist. Në pamjet e publikuara në Twitter, Abed që është i veshur me të zeza shihet se si bie në tokë sapo ngrihet në këmbë.
Djemtë e tjerë pranë tij nxituan ti jepnin ndihmën e parë, por nuk ia dolën ta shpëtojnë. Ende nuk dihet arsyeja e vdekjes.
#فيديو
.
.
في خاتمة حسنة بإذن الله ..وفاة مقيم باكستاني بعد أن لفظ أنفاسه الأخيرة بين يدي الرحمن أثناء أداء صلاته في أحد مساجد محافظة #بيشة.
.
.
#السعوديه
#باكستان
. pic.twitter.com/ZTaXbAk44t— أخبار الوطن (@AlwatanNews24) October 13, 2018
KOHA JONË SONDAZH

