Tragjike, ndërrojnë jetë nga koronavirusi 4 punonjës të Ministrisë së Brendshme në Serbi

Një lajm tragjik raportohet nga Serbia, ku katër punonjës të ministrisë së Brendshme kanë vdekur si pasojë e sëmundjes COVID-19.

Lajmin e rëndë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviç, i cili i ka thënë “Radio Beogradit” se 180 zyrtarë të ministrisë së Brendshme janë infektuar me koronavirus, dhe se të gjithë janë në gjendje stabile.

Serbia gjendet në javën e gjashtë të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri dhe sipas të dhënave zyrtare, në këtë vend janë të konfirmuar 4873 raste të infektuarve. Deri më tani, 99 persona kanë vdekur.

SHKARKO APP