Tragjike/ Një tjetër fëmijë humb jetën nga sindroma e rrallë e lidhur me koronavirusin. Ja çfarë thonë mjekët

Një djalë nëntë vjeçar ka humbur jetën në Francë, pas tre vdekjeve të raportuara në Nju Jork, nga një sëmundje e rrallë që besohet të jetë e lidhur me koronavirusin. Kjo është vdekja e parë në Francë nga sindroma që po hetohet në New York dhe Londër.

Fëmija vdiq pas një “dëmtimi neurologjik të lidhur me një atak kardiak”, tha Fabrice Michel, kreu i njësisë së kujdesit intensiv pediatrik në spitalin La Timone në qytetin e Marsejës, raporton France 24.

Djali ishte testuar pozitiv me koronavirus dhe ishte shtruar në spital ku mori trajtim për shtatë ditë. I vogli humbi jetën të shtunën. Michel, mjeku pediatrik në Marsejë, theksoi se sëmundja është e rrallë.

Në tre javët e fundit, disa vende kanë raportuar raste të fëmijëve të prekur nga një sëmundje inflamatore me simptoma të ngjashme me ato të një gjendje të rrallë e quajtur sëmundja e Kawasaki. Shkencëtarët besojnë se ajo është e lidhur me Covid-19.

SHKARKO APP