Tragjike/ Tentuan të shkonin në Angli me varkë, mbyten në ujërat e ftohta 4 anëtarë të së njëjtës familje, në kërkim foshnja 15 muajshe

Katër anëtarë të një familje kurdo-iraniane u mbytën tragjikisht ditën e djeshme, pasi anija e tyre u fundos në kanalin që lidh Francën me Anglinë. Foshnja 15 muajshe e familjes me emrin Artin është zhdukur dhe dyshohet se ka vdekur në ujërat e ftohta të kanalit Anglez në afërsi të Dunkirk-ut.

Familja kurde që ndërroi jetë tragjikisht ishte nga qyteti i Sardasht në Iranin perëndimor, pranë kufirit me Irakun. Rasoul Iran-Nejad, 35-vjeç, Shiva Mohammad Panahi, 35-vjeçe, Anita dhe Armini, përkatëisht 8 dhe 6 vjeç vdiqën si pasojë e mbytjes së varkës në ujërat e ftohta të kanalit që lidh Britaninë me Francën. Ndërkohë një operacion i madh shpëtimi ka rifilluar këtë mëngjes për të gjetur trupin e foshnjës Artin.

Pesëmbëdhjetë migrantë të tjerë që ishin në të njëjtën varkë u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Anija u përpoq të merrte udhëtimin drejt ishullit britanik por erërat e forta dhe deti i paqëndrueshëm bëri që ajo mos të mbërrinte kurrë në destinacion.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?