Tramvaji del nga shinat në Milano, vetëm shoferi në bord shpëton i paprekur

Një tjetër tramvaj ka dalë nga shinat në Milano të martën, në një incident që fatmirësisht nuk shkaktoi lëndime.

Ngjarja ndodhi në linjën 12, pranë Stacionit Qendror të Milanos. Sipas raportimeve, tramvaji nuk kishte pasagjerë, përveç shoferit, i cili shpëtoi pa lëndime.

Policia dhe shërbimet e emergjencës po hetojnë si shkak të mundshëm një rrufe që ka goditur shinat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky është incidenti i dytë i ngjashëm në Milano brenda pak ditësh, pas aksidentit të rëndë më 27 shkurt, ku dy persona humbën jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?