Transportonin 373 kg kanabis të fshehur brenda arkave me sallatë, në pranga 2 persona

Brenda një kamioni frigoriferik në Francë janë gjetur 373 kg kanabis të fshehur brenda arkave me sallatë.

Autoritetet ndaluan auomjetin në 18 dhjetor në një autostradë që lidh Spanjën me Francën.

Në pranga ranë dy persona të cilët dolën përpara gjykatës ditën e sotme.

Ata deklaruan se nuk ishin në dijeni që po transportonin lëndë narkotike.

Vendimi për masën e tyre do të jepet në shkurt të vitit tjetër ndërkohë që ata do të qendrojnë në burg deri atëherë.

Sipas autoriteteve, vlera e lëndës narkotike arrin në 3.7 milion euro.

SHKARKO APP