Trazira në 3 burgje, mbi 50 viktima

Në një kohë që vendi është në luftë me Covid-19, një tjetër luftë ka tronditur autoritetet. Policia e Ekuadorit konfirmoi se më shumë se 50 të burgosur kanë humbur jetën si rezultat i trazirave që shpërthyen sot në tre burgje në vend.

Sipas raporteve nga faqja e internetit e së përditshmes El Comercio, viktimat vdiqën në incidentet e regjistruara në qendrat e burgjeve të Guayaquil, El Turi dhe Cotopaxi. Policia theksoi se po menaxhon situatën në burgje.

Oficerët e policisë po kryejnë operacione për të rivendosur normalitetin, ndërsa ushtria ruan hapësirat e jashtme të strukturave.

SHKARKO APP