Trazira në Itali për shkak të Lojërave Olimpike, mbi 5 mijë protestues në Milano

Rreth 5 mijë persona dolën në rrugët e Milanos për të protestuar kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, pas ceremonisë hapëse të mbajtur të enjten. Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Sipas raportimeve, disa protestues qëlluan me fishekzjarre ndaj furgonëve të policisë, e cila reagoi me topa uji dhe gaz lotsjellës. Mediat italiane raportojnë gjithashtu për një incident me armë kundër policisë, edhe pse detajet mbeten të paqarta.

Një grup i madh protestuesish, të veshur me kapuçë dhe helmeta, marshuan drejt unazës lindore të qytetit, duke hedhur bomba tymi dhe fishekzjarre përgjatë rrugës. Situata u tensionua veçanërisht në zonën e Corvettos, ku policia ndaloi pesë persona dhe i shoqëroi në komisariat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marshimi vijoi drejt Corso Lodi dhe më pas në Piazza Gabrio Rosa dhe Viale Martini. Protestuesit mbanin pankarta që dënonin prerjen e pemëve në zonat ku zhvillohen garat olimpike, ndërsa disa nga banderolat mbante mbishkrime si “Njih armikun tënd”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarjet reflektojnë tensionin e lartë në qytet dhe kundërshtimin e një pjese të banorëve ndaj zhvillimit të lojërave në Milano, duke nxitur ndërhyrje të policisë dhe momente dhune gjatë marshimeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?