Tre shtetet që kërkojnë bllokimin e qiellit mbi Ukrainë

Ukraina nuk është e vetme më në kërkesën e saj ndaj Perëndimit për krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi territorin e saj, ndërsa agresioni rus është në ditën e 23-të.

Pas Estonisë dhe Lituanisë, edhe parlamenti i Letonisë ka kërkuar krijimin e një zone të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë. Parlamenti i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin hapat e duhur për të mbrojtur jetët e njerëzve.

Në të njëjtën kohë, ligjvënësit nga vendi baltik i BE-së dhe NATO-s kërkuan që të merren masa sa më shpejt të jetë e mundur për të siguruar korridore të sigurta humanitare në territorin ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?