FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tre të vdekur nga zjarri në një fabrikë kimike

Autoritetet indiane po përpiqen të mbajnë në kontroll një zjarr që ka shpërthyer në një fabrikë kimike në shtetin perëndimor të Maharashtrës, duke vrarë tre vetë.

Nga zjarri në Boisar, pranë qytetit Mumbai, kanë mbetur të plagosur edhe disa persona, tha policia.

Policia ka rrethuar zonën dhe operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet presin që numri i viktimave të rritet dhe ekipet mjekësore janë në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët lokalë thanë për median indiane se zjarri ndoqi një shpërthim që “dukej si një bombë e madhe”, gjatë mbrëmjes së të enjtes.

“Dridhjet” e shkaktuara nga shpërthimi u ndjenë rreth 12 km larg, duke shkatërruar dritaret madje edhe në disa zona të Mumbai, shtuan raportet.

Më herët gjatë këtij viti në Mumbai, dy ndërtesa u dogjën nga zjarri brenda javës.

Prej asaj kohe janë ngritur pikëpyetje serioze mbi standardet e sigurisë në qytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?