Tregu i makinave del nga kriza, 2021 premton shumë
Pas një viti ku industria e automobilave pësoi një krizë të thellë ekonomike për shkak të pandemisë, 2021 parashikon një rimëkëmbje.
Oliver Zipse, presidenti i Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automjeteve, tha në një deklaratë se ky vit do të shënojë një hap në rrugën e rimëkëmbjes, me shitjet në rritje me rreth 10% në krahasim me 2020.
Tregu i makinave në BE ra me 23.7% në 9.9 milion njësi në vitin 2020.
Zipse, i cili është gjithashtu CEO i BMË, u ndal në pjesën e tregut të makinave elektrike, e cila u rrit fuqimisht vitin e kaluar, me shifra provizore të vitit 2020 që tregojnë një pjesë të tregut në të gjithë BE prej 10.5%, nga 3% në 2019.
Zipse shtoi se të punosh krah për krah me politikëbërësit e BE-së për të forcuar konkurrencën e industrisë së automjeteve të Evropës në skenën globale është jetike më shumë se kurrë.