Tregu nga ku shpërtheu virusi vdekjeprurës. Akrepa, gjarpërinj dhe koala

Një virusi vdekje prurës ka shpërthyer në Kinë ka alarmuar të gjithë botën. Fillimisht ai ka shpërthyer në qytetin Wuhan e më pas ka përfshirë qytete dhe shtete të tjera. Deri më tani autoritetet kanë konfirmuar se 18 persona kanë humbur jetën. Mendohet se epidemia ka “lindur” në një treg të peshqve, i cila tashmë është mbyllur nga autoritetet si pasojë e dëmit me përfshirje kaq masive që ka shkaktuar.

Autoritetet kineze kanë njoftuar se virusi është ngjitës dhe transmetohet nga njëri individ tek tjetri. Ky virus është prezent tek kafshët dhe në rrethana të caktuara e bartin dhe njerëzit. Konsumimi i mishit të kafshëve të ndryshme që shiten gjerësisht nëpër tezga, është konstatuar se është burimi i infeksioneve te disa njerëz.

Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i të cilave është prezent në tregun kinez. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Në listë figurojnë lopët, lepujt, qentë, drerët, breshkat, gjarpërinjtë, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomerët, kangurët dhe koalat.

Produktet e përfituara nga mishi i këtyre kafshëve shitet në ambiente të papastra. E përditshmja britanike Daily Mail shkruan se deri më tani për këtë virus vdekjeprurës nuk ekziston ndonjë vaksinë që mund ta luftojë.

SHKARKO APP