Treni ushtarak i blinduar rus shfaqet në Ukrainë

Rusia nuk bën hapa pas me sulmet dhe bombardimet në të gjithë Ukrainën, edhe pse bota kërkon fundin e luftës. Sulmet ndaj materniteve dhe spitaleve të fëmijëve, kanë shokuar mbarë njerëzimin.

Një tren ushtarak i blinduar rus është shfaqur në një linjë hekurudhore në rajonin Kherson të Ukrainës në një linjë të veçuar, rreth 100 milje larg nga vendi ku u pa një tren ushtarak i blinduar që po shkonte drejt Melitopolit.

Banorët pohojë se kanë parë një numër automjetesh ushtarake në tren.  Aftësia e dukshme e Rusisë për të përdorur dhe lëvizur lirshëm trenat e blinduar nëpër pjesë të Ukrainës jugore flet për kontrollin e tyre të pakontestueshëm të zonës në jug të lumit Dnieper në rajonin më të gjerë Kherson.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo tregon se Rusia po forcon linjat e furnizimit nga bazat në Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe më thellë në Rusi, për operacionet e tyre ushtarake në Ukrainën jugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?