Trondisin zyrtarët e sigurisë: Protestuesit ishin për luftë në Capitol

Ende trazirat që pushtuan Capitol Hill në SHBA, nuk janë shuar. Zyrtarët e sigurisë në Kongresin Amerikan kritikuan dështimet në inteligjencën e SHBA-së për trazirat e 6 janarit. Duke dëshmuar në komisionin e Senatit, ata thanë se protestuesit kishin ardhur të përgatitur për luftë, me armë, radio dhe pajisje të tjera.

Ish-shefi i policisë në Capitol Hill, Steven Sund, bëri me dije se njësia e tij ishte përgatitur për protestë dhe jo “për një sulm të koordinuar të stilit ushtarak”. Katër persona nga radhët e protestuesve pro-Trump u vranë gjatë trazirave në Kongresin amerikan. Në ngjarjet e 6 janarit humbi jetën edhe një polic.

Tre nga 4 zyrtarët e policisë që dëshmuan në Komisionin për Sigurinë e Brendshme kishin dhënë dorëheqjen menjëherë pas mësymjes në Capitol Hill. Demokratët akuzuan ish-presidentin, Donald Trump, për nxitjen e dhunës, por ai u fal pas gjyqit në Senat.

SHKARKO APP