Trondit ministri izraelit: Nëse fiton Biden, do të bëjmë luftë me Iranin
Ministri izraelit, Tzachi Hanegbi është një nga shumë zyrtarë vendas që duan të shohin Donald Trump të mbrojë Presidencën e SHBA. Hanegbi thotë se nëse Joe Biden fiton presidencën, mund të ketë një luftë Izrael-Iran. ”Biden ka thënë se do të rikthehet te marrëveshja bërthamore me Iranin por kjo do të çojë në një konfrontim mes Izraelit dhe Iranit”, deklaroi Hanegbi.
Në 2018, Presidenti Donald Trump me presionin e lobit hebre, tërhoqi SHBA nga marrëveshja dhe vendosi sanksione të rënda ekonomike ndaj Iranit. Administrata e tij argumenton se Irani mund të përpiqet të ndërtojë armë bërthamore, çka është mohuar vazhdimisht nga Teherani.
Shumë liderë hebrenj po nxisin bashkë atdhetarët të votojnë për Trump, siç ishte thirrja e grupit të rabinëve zionistë disa ditë para zgjedhjeve që nxitën amerikanët të votojnë republikanin, vetëm prej qëndrimit të tij ndaj Iranit.
Izraeli është mbështetur nga të dyja palët në Shtëpinë e Bardhë, edhe pse marrëdhënia e kryeministrit Netanyahu me ish-presidentin Obama ishte disi e vështirë.