Tronditet Kabuli prej gruas qe “zbuloi” kembet
Një grua ‘tronditi’ Kabulin dhe u shndërrua në objekt bisedash në çdo ambient duke përçarë opinionin publik afgan me vendimin për të dalë në rrugët e qytetit me këmbët në dukje.
Afganistani është një vend mysliman ultrakonservator dhe femrat u nënshtrohen rregullave strikte sa i përket veshjes, ku është e ‘pahijshme’ të tregojë kyçet e këmbëve, e jo më këmbët deri mbi pjesën e sipërme të gjurit.
Gazetari Hayat Ensafi regjistroi disa imazhe të gruas të paidentifikuar, e cila sipas tij ecte plot vetëbesim mes njerëzve që shikonin të habitur.
Ai thotë se e tillë kurajo mund t’i kishte kushtuar rëndë asaj, pasi ultrakonservatorët mund ta kapnin dhe ta dënonin me vdekje duke e vrarë me gurë, por fatmirësisht kjo nuk ndodhi.
Gjesti i të gruas se ka bërë që të flitet në rrjetet sociale në Afganistan. Një pjesë e madhe dënojnë të tilla shfaqje si të pamoralshme, ndërsa jo të paktë janë edhe ata që e mbrojnë veprimin, por që të dy grupet ngrënë pyetjen: Vuan nga një sëmundje mendore, apo e bëri gjestin në shenjë proteste?