Tronditet prapë Franca: Pengmarrje në një kishë, vrasin priftin
Tronditet prapë Franca, teksa dy persona të armatosur kanë marrë peng disa persona të tjerë në një kishë.
Konkretisht, dy personat e pajisur me thika kanë marrë peng priftin, murgeshat dhe disa besimtarë në kishën, Saint Etienne-du- Rouvray, pranë Rouen, në jug të Francës.
Një prej besimtarëve që ndodhej në kishë, në momentin kur kanë hyrë sulmuesit, ka mundur të shpëtojë dhe ka lajmëruar policinë.
Sipas «Le Figaro», sulmuesit kanë vrarë priftin dhe kanë plagosur rëndë një besimtar, përpara se të qëlloheshin për vdekje nga policia.
Ndërkohë ‘RTL’ flet për disa të plagosur. Forca të shumta policore kanë rrethuar të gjithë zonën përreth kishës Saint Etienne-du-Rouvray.
KOHA JONË SONDAZH

