Tronditet sërish SHBA, të shtënat me armë lënë dy viktima dhe tre të plagosur

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Amerikë ku të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë nga një sulm me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë një kampusi të Universitetit Shtetëror të Alabama-s.

Një zëdhënës policie, Jarrett William, tha se një prej viktimave u deklarua i vdekur në vendngjarje, ndërsa një tjetër vdiq në një spital. Të dy ishin qëlluar me armë zjarri, njësoj si edhe tre personat e plagosur.

Hetuesit nuk dhanë menjëherë detaje rreth asaj që shkaktoi të shtënat ose nëse ka ndonjë të dyshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?