Tronditet sërish Stambolli, dy persona hapin zjarr në një restorant
Një sulm me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në një restorant të Stambollit, në Turqi.
Sipas informacioneve që përcjell ‘hurriyet.com’, mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në rrugën ‘Balat’.
Raportohet se dy persona që ishin në një automjet kanë qëlluar në drejtim të restorantit.
Për pasojë plumbat kanë prekur një grua dhe një burrë. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje mësohet se atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Ndërkohë, dy të plagosurit u dërguan me urgjencë në spital.
Ndërsa policia e cila ndodhet në vendin e ngjarjes po heton në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ngjarja vjen pak ditë pas sulmit terrorist gjatë ndërrimit të viteve ku në një person hapi zjarr ndaj njerëzve në një klub nate dhe për pasojë humbën jetën 35 persona, si dhe u plagosën disa të tjerë.
KOHA JONË SONDAZH

