Tronditet Suedia, tre viktima dhe ka të plagosur

Suedia është tronditur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në qendër të Uppsalës, një qytet universitar, rreth 70 km në veri të Stokholmit.

Alarmi u dha pak pas orës 5 pasdite pas disa raportimeve dhe një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në vendngjarje.

Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna me armë zjarri, të paktën gjashtë herë. Ngjarja ka ndodhur pranë një berberhaneje në një shesh qendror, jo shumë larg stacionit të trenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Disa ambulanca ishin në vendngjarje dhe policia konfirmoi se ka persona të plagosur, megjithëse detajet për gjendjen e tyre nuk dihen ende.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?