Tronditet Turqia. Sulm kamikaz në një rajon policie, një grua hedh veten në erë
Turqia është tronditur pasditen e sotme nga një sulm kamikaz. Shënjestër ka qenë një rajon policie në Stamboll.
Mësohet se një grua hodhi një granatë në afrësi të rajonit dhe më pas u hodh në erë vetë. Sipas mediave gruaja hyri në rajonin e policisë përmes një justifikimi.
Nga sulmi mësohet se kanë mbetur të plagosur 2 efektivë policie.Sipas raportimeve gjatë sulmit pati dhe shkëmbim zjarri mes policisë dhe autores.
Përgjegjësia për këtë sulm nuk është marrë ende nga asnjë grup. Sipas guvernatorit të Stambollit personi që kreu sulmin ka qenë femër, e cila u hodh në erë pasi lëshoi granatën drejt rajonit të policisë.
Sulmi dyshohet se mban firmën e grupit ekstremist të majtë DHKP-C, grup i cili kreu një tjetër sulm ndaj zyrës së Kryeministrit pak ditë më pare.
KOHA JONË SONDAZH

