Tronditje në diplomacinë botërore, aleancë e fuqive të mesme kundër Kinës

Australia dhe disa vende europiane janë bashkuar për të kërkuar hetim ndërkombëtar për origjinën e pandemisë së koronavirusit. Bashkimi i tyre sipas ekspertëve tregon dy probleme: rreziqet që i vijnë botës nga regjimi autoritar i Kinës si dhe mbështetja e pasiguritë tek udhëheqja e ShBA-së si lider global.

Vendet e ashtuquajtura fuqi të mese si Australia dhe të tjera europiane po bashkohen pas problemeve që nxori në sipërfaqe pandemia e koronavirusit, si: rreziqet që vijnë nga regjimi autoritar i Kinës, të cilat tani nuk mund të mohohen më dhe gjithashtu bota nuk mund të mbështetet tek udhëheqja e vetme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Australia, është kthyer në një lider global, duke bërë thirrje për forcimin e institucioneve ndërkombëtare si dhe kërkon nga Organizata Botërore e Shëndetësisë hetim për origjinën e pandemisë.

“Ne vetëm duam të dimë se çfarë ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet,” tha kryeministri australian Scott Morrison. Këtyre thirrjeve ju është bashkuar edhe Europa.

Thirrja për hetim ka inatosur Pekinin, që refuzon tani të pranojë përgjegjësinë për fshehjen fillestare të shpërthimit të koroanvirusit si dhe po përdor taktika frikësuese. Një prej tyre është ndërprerja e importit të mishit të viçit nga Australia.

“Është zhgënjyese pasi nuk u dha asnjë paralajmërim për masën,” tha ministri australian i Tregtisë Simon Birmingham.

Lëvizja e Australisë për t’u përballur me Kinën, ka tronditur diplomacinë globale. Një tjetër veprim që po nxit zemërimin dhe mund të sjellë hakmarrje nga Pekini është thirrja për pranimin e Tajvanit si vend vëzhgues në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, shtet i cili konsiderohet nga Kina kontinentale vetëm një provincë e saj.

Zelanda e Re gjithashtu ka kërkuar pranimin e Tajvanit në OBSh. Përgjigja e Pekinit ishte e menjëhershme dhe kërkoi që një gjë e tillë të mos mbështet.

SHKARKO APP