Trump 40 minuta telefonatë me Zelenskyn

Presidenti amerikan, Donald Trump foli me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky dhe mediat pranë tyre raportojnë se ishte një “bisedë e mirë”. Kievi konfirmoi bisedën telefonike midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump.

Kreu i zyrës presidenciale ukrainase, Andriy Yermak, foli për një bisedë “shumë të rëndësishme dhe domethënëse” midis presidentëve, detajet e së cilës “do të jenë të disponueshme shumë shpejt”.

Biseda telefonike midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky zgjati rreth 40 minuta dhe të dy udhëheqësit diskutuan përshkallëzimin e sulmeve ruse kundër Ukrainës dhe furnizimin e Kievit me mbrojtje ajrore, raporton Axios duke cituar disa burime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?