Trump anulon samitin latino-amerikan për shkak të çështjes siriane

Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, ashtu siç ishte parashikuar, në samitin e Amerikave, që do të zhvillohej këtë fundjavë në Lima, por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

“Më kërkesën e presidentit Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në samitin e Amerikave”, tha Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.

“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjimi sirian i presidentit Assad akuzohet për një sulm kimik në qytetin Duma, ku humbën jetën dhjetëra civilë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?