Trump anulon takimin me Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin e planifikuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, duke thënë se është i papërshtatshëm në këtë moment.

Këtë, ai e ka njoftuar përmes Twitterit, edhe pse më herët kishte konfirmuar se takimi historik mes një presidenti në detyrë të Shteteve të Bashkuara me një udhëheqës koreano-verior do të mbahej në Singapor më 12 qershor.

Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, ai thotë se mezi pret të takohet me Kimin në një ditë të afërt, e aty shpjegon edhe arsyet e këtij anulimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?