Trump: As e kam takuar dhe as bisedoj me Putinin
I nominuari i Partisë Republikane për president të SHBA-ve, Donald Trump, tha se nuk ka asnjë lloj raporti me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Duke theksuar se ai asnjëherë nuk e ka takuar dhe madje, as ka biseduar në telefon me të.
Më tej, ai është shprehur se nëse zgjidhet si lideri i ri i SHBA-ve, do ta konsideronte marrjen e Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë.
“Ju e dini se populli në Krime, nga ajo që kam dëgjuar, do që të jetë me Rusinë”, komentoi ai.
Kjo lëvizje do të ishte në fakt një ndryshim nga politika e jashtme e administratës së presidentit aktual amerikan, Barack Obama, që refuzon ta njohë kalimin e Krimesë nga Ukraina, nën Rusinë, në mars të vitit 2014.
KOHA JONË SONDAZH

