Trump ashpërson retorikën ndaj Iranit: Koha po mbaron për një marrëveshje!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur sërish tonet ndaj Iranit, duke paralajmëruar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit.
Në një reagim të publikuar në platformën Truth Social, Trump rikujtoi ultimatumet e mëparshme ndaj Teheranit, duke theksuar se i kishte dhënë 10 ditë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës.
“Koha po mbaron, 48 orë para se i gjithë ferri të shpërthejë”, shkroi Trump, duke e shoqëruar deklaratën me tone të forta politike dhe fetare.
Ky është paralajmërimi i radhës nga kreu i Shtëpisë së Bardhë në drejtim të Iranit, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë prej më shumë se pesë javësh.
KOHA JONË SONDAZH

