Trump: BE-ja duhet të paguajë një pjesë më të madhe të kostove të konfliktit në Ukrainë
Vendet evropiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove të luftës në Ukrainë: tha për Zërin e Amerikës, Stephen Cheng, zëdhënësi i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të Partisë Republikane 2024.
“Ish-presidenti Trump ka deklaruar vazhdimisht se prioriteti kryesor i mandatit të tij të dytë do të jetë negocimi për përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës sa më shpejt të jetë e mundur, thuhet në një shënim të dërguar nga Cheng për Zërin e Amerikës.
Trump beson se vendet evropiane duhet të paguajnë një pjesë më të madhe të kostove që lidhen me konfliktin, sepse Shtetet e Bashkuara kanë paguar shumë më tepër, gjë që është e padrejtë për taksapaguesit tanë”.
Mesazhi gjithashtu thekson se Trump “do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të rivendosur paqen dhe për të rivendosur forcën dhe parandalimin amerikan në skenën botërore”.
Më tej: “ai është i vetmi person që mund ta bëjë këtë. Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Donald J. Trump do të kishte qenë president. Sa e trishtueshme”, përfundon mesazhi.