Trump bllokon makinat nga Gjermania: Nuk dua të shoh asnjë Mercedez në SHBA
Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.
Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:
“Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez”.
Sipas “The Hill” ky veprim i Trump pason urdhërin e tij për sekretarin për Tregtinë, Wilbur Ross, për hetimin e tarifave të makinave dhe faktit nëse importi i makinave përbvën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

