Trump: Çmimet e naftës do të bien ndjeshëm, ja kur pritet të mbarojë lufta
Presidenti i Amerikës, Donald Trump, deklaroi se përplasja me Iranin nuk pritet të zgjasë shumë dhe se tregjet globale do të reagojnë me një rënie të ndjeshme të çmimeve të naftës pasi të përfundojë kriza. Trump tha se sipas vlerësimit të tij konfrontimi me Iranin do të jetë i shkurtër dhe se tregu i energjisë do të stabilizohet shpejt.
Trump zbuloi gjithashtu se kishte dhënë udhëzime të qarta për ushtrinë amerikane përpara operacionit ajror të së premtes, me qëllim që të shmangeshin sulmet ndaj infrastrukturës kritike të naftës së Iranit.
Ai i kërkoi Pentagoni të mos godasë objektet në Ishulli Kharg, i cili konsiderohet pika kryesore për eksportet iraniane të naftës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ishulli Kharg ka rëndësi strategjike për ekonominë iraniane, pasi rreth 90% e eksporteve të naftës së vendit realizohen nga kjo zonë.
KOHA JONË SONDAZH

