Trump dëshiron tërheqjen e trupave nga Afganistani deri në Krishtlindje

Shefi i Zyrës Ovale, Donald Trump, ka njoftuar me anë të një twitteri që trupat amerikane në Afganistan të kthehen në Amerikë deri në Krishtlindje.

Duhet që grupi i vogël i djemve dhe vajzave trime amerikane në Afganistan, të jenë në shtëpi për Krishtlindje, ka shkruar shefi i shtëpisë së Bardhë.

Pas marrëveshjes me Talibanët në 29 Shkurt të këtij viti, SH.B.A-të e ulën nivelin forcave të tyre ushtarake në 8,600 trupa, ndërsa u kaloi pesë baza partnerëve të saj Afganistan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, në gusht, presidenti Donald Trump vendosi se kushtet në Afganistan ishin të atilla që të mund të ulej prania e forcave amerikane 4,000 dhe 5,000 ushtarëve deri në fund të nëntorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndihmës Sekretari i Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë në Indo-Paqësor, David F Helvey, u tha ligjvënësve muajin e kaluar se Pentagoni po bën një “planifikim të detajuar” për t’i tërhequr të gjitha trupat nga Afganistani deri në maj të vitit të ardhshëm.

Ky mesazh i Trumpit vjen katër javë para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.

Trumpi kërkon që të mbajë premtimin e tij zgjedhor të vitit 2016 për t’i dhënë fund “luftërave të pambarimta”, sic i ka cilësuar presidenti. Angazhimi ushtarak amerikan në Afganistan filloi 19 vjet më parë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe është bërë lufta më e gjatë e Amerikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?