FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trump dhe Obama pas tragjedive: Fotot që…

Në dhjetor të 2012-ës Barack Obama-s iu desh të përballet me një nga eventet më tragjike të mandatit të tij. 26 njerëz, përfshirë 20 fëmijë të moshave 6 dhe 7 vjeç u vranë në masakrën e Sandy Hook. Në fjalimin e tij pas incidentit, Obamës iu desh të ndalonte dy herë për të fshirë lotët.

President Obama cries during gun violence speech

Një ditë më parë, ish-fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza, ndau me internetin një foto të ish-presidentit të ulur vetëm në një nga klasat e shkollës, para se të merrte pjesë në një lutje publike.

https://www.instagram.com/p/BfTPYfoF_ra/?utm_source=ig_embed

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër është reagimi i presidentit aktual Donald Trump pas masakrës në gjimnazin Marjory Stoneman Douglas në Florida, ku humbën jetën 17 njerëz. Thuhet se Trump ka kaluar vetëm 35 minuta në spital, ka takuar vetëm 2 viktima dhe është kritikuar masivisht për sjelljen e tij në fotografi, ku ngërdheshet dhe ngre gishtin e madh lart.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky kontrast i theksuar mes dy presidentëve në periudha tragjedish të ngjashme nuk ka kaluar pa u vënë re në Twitter.

A i ka thënë ndokush Trump-it që s’është një festë? Pak orë pasi vizitoi viktimat në spital presidenti i SHBA-ve është fotografuar duke festuar në kompleksin e tij në Florida.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?