Trump dhe Xi dakord për hapjen e Ngushitcës së Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit “duhet të mbetet e hapur”, thotë Shtëpia e Bardhë, ndërsa të dy udhëheqësit janë takuar në Pekin. “Të dyja palët ranë dakord që Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur për të mbështetur rrjedhën e lirë të energjisë”, thotë Shtëpia e Bardhë.
Trump dhe Xi diskutuan gjithashtu mbi ndërtimin e progresit në ndalimin e rrjedhës së kimikateve pararendëse të fentanilit në SHBA, si dhe rritjen e blerjeve kineze të produkteve bujqësore amerikane, thuhet në deklaratë.
Tajvani nuk u përmend në përmbledhjen e takimit të Shtëpisë së Bardhë, të cilin e përshkroi si “të mirë”. “Të dyja vendet ranë dakord që Irani nuk mund të ketë kurrë një armë bërthamore”, shtoi Shtëpia e Bardhë, mes negociatave të SHBA-së me Iranin për një armëpushim dhe një marrëveshje bërthamore.
KOHA JONË SONDAZH

