Trump: Do ta burgos Zuckerbergun, nëse ndërhyn në zgjedhje

Donald Trump ka paralajmëruar se Mark Zuckerberg do ta kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg nëse Facebook ndikon në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA. Trump pretendon se shefi i teknologjisë, miliarderi “drejtoi” Facebook kundër tij gjatë fushatës së 2020.

Trump pohoi në librin, të titulluar Save America, se Zuckerberg do të vizitonte Zyrën Ovale dhe do të sillte gruan e tij në darka, do të ishte aq i këndshëm sa çdokush mund të ishte”, ndërsa do të përfshihej në një “komplot kundër presidentit. ”Ne po e vëzhgojmë atë nga afër dhe nëse ai bën ndonjë gjë të paligjshme këtë herë, ai do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në burg, ashtu si të tjerët që mashtrojnë në zgjedhjet presidenciale të 2024”,-tha Trump.

Gjatë fushatës së vitit 2020, gjigandi i teknologjisë bllokoi reklamat që pretendonin për mashtrim zgjedhor dhe më vonë ndaloi grupe të tilla si “Stop the Steal”. Ai bllokoi Trump pas trazirave të 6 janarit në Capitol Hill, përpara se të rivendoste llogarinë e tij dy vjet më vonë.

SHKARKO APP